U shtrua në spital ditën e dasmës nga mbipesha, më pas humbet 157 kg (FOTO)

1-512-620x330-1-530x300

Duhej të ishte dita më e bukur e jetës së saj, por jo gjithçka shkoi ashtu siç ajo kishte parashikuar. Virginia Weiss nga Sidnei, e kaloi natën e saj të dasmës në spital. E si pasojën erdhi edhe momenti që 37-vjeçarja të bënte një ndryshim në jetën e saj.
Sipas “Daily Mail”, Weiss peshonte 272 kilogramë atë natë që u shtua në spital. Ishte pikërisht mbipesha ajo që i shkaktoi probleme shëndetësore.
“Bashkëshorti im ishte i frikësuar dhe i shqetësuar. Nuk doja që ai të më shihte më në atë mënyrë” , shprehet australiania teksa rrëfen momentin nga dita e dasmës.
Por vetëm brenda dy viteve, Virginia arriti të humbiste 157 kilogramë nëpërmjet ushtrimeve, dietave dhe operacioneve.1-512

2-174