U shtir si një bojaxhi që donte të bënte seks me të, prostituta shqiptare i bën gjëmën

Foto ilustuse

Një prostitutë shqiptare ka ndihmuar për kapjen e një hajduti në Torino të Italisë. Ai thoshte se punonte si bojaxhi jashtë vendit, por ishte akuzuar për katër episode grabitjesh ndaj prostitutave, i fundit i ndodhur më 30 korrik.

Denoncimi i prostitutës shqiptare bëri që efektivët të identifikonin dhe arrestonin 44-vjecarin Giovanni Manfredi, i cili akuzohet edhe nga tre femra të tjera se i ka grabitur në muajin shkurt.

Nga hetimet ka rezultuar që italiani u afrohej prostitutave duke u shtirur sikur ishte interesuar për një raport seksual me to, por kur vajzat hipnin në makinën e tij, duke i kërcënuar, ai u merrte çantat me para dhe celularë. Më pas, i dëbonte nga makina dhe ia mbathte.