U rrëngjethëm nga fotoja e saj, ja kush është nëna që u gjobit për qepë

loading...


Shikimi i nënë Zylës na rrëngjethti të gjithëve teksa në media dje qarkulloi një foto, ku dukej polici i bashkisë së Tiranës që i vendoste një gjobë me arsyen se ajo shiste në rrugë qepë.
Demokrati, Ervin Salianji, së bashku me një grup të rinjsh, kanë zbuluar se ku dhe në çfarë kushtesh jeton ajo.

“Qeverisje pa mend, por dhe pa shpirt! Sot gjithë ditën bashkë me një grup miqsh shkuam në fshatin Mazrekë për të kërkuar dhe për të ndihmuar modestisht nënë Zylën që u bë e njohur nga gjoba e djeshme e Erion Veliajt. Varfëria që detyron nënë Zylën dhe burrin e saj Bakiun për të marrë rrugën drejt Tiranës 30 min në këmbë dhe 30 me autobus për të shitur 200 deri 500 lek mall në ditë ska nevojë të përshkruhet. Po aq e madhe sa varfëria dhe skamja ishte dinjiteti i kësaj familje, e cila pavarësisht se sot ishte thërrit në zyrë nga Veliaj për show mediatik nuk pranon lëmoshën e tij por kërkon punë me dinjitet. Më tregoi tre gjoba që kishte paguar këtë muaj, dy nga 500 lek në emrin e saj dhe një 1000 lek në emër të Baki Lamit bashkëshortit të saj”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
q1

loading...

q2

loading...