U përjashtua nga familja, por u adoptua nga balenat

delfin1

Familja e tij e përjashtoi dhe e braktisi në moshë të vogël, por delfini për fat të mirë, nuk mbeti jetim. Ai lindi me një defekt në shtyllën kurrizore dhe nuk ngjasonte si delfinët e zakonshëm.

Ishte pikërisht ky defekt që u përjashtua nga familja, por shumë shpejt “u adoptua” nga një familje balenash.

Studiuesit që po hulumtonin në arkipelagun e Atlantikut Verior, 20 km në det të hapur larg Azores, vërejtën sjelljen e çuditshme të këtij delfini teksa luante me balenat. Por edhe gjigandet e detit reaguan pozitivisht ndaj delfinit, deklaroi biologu Alexander Wilson.

 

delfin2delfin3