U nis të bënte spektakël në dasmën e të vëllait, por përfundoi keq… (VIDEO)

I riu N. Çetin po kërcente në dasmën e të vëllait në Sivas, në Turqinë qendrore, kur në një moment në përpjekje për të bërë show lëshohet në ajër në përpjekje për të rënë në këmbë, por bie keq me fytyrë në pllaka. I riu u dërgua menjëherë në spital ku në pjesën e vetullave u qep 22 herë.
Në një prononcim për mediat pas aksidentit fatkeq, i riu i këshillon të gjithë që të mos bëjnë veprime të tilla të rrezikshme.
“Nisi të luhej muzikë e bukur dhe nuk e mbajta dot veten. Dola në mes duke kërcyer. Më pas desha të bëj pak show dhe e lëshova veten në ajër duke menduar se do prekja sërish në tokë me këmbë. Por, fatkeqësisht rashë me fytyrë. Më pas më dërguan në spital dhe tani kam 22 të qepura. I këshilloj të gjithë që të mos bëjnë veprime të tilla të rrezikshme pasi rezultati mund të jetë i paparashikueshëm. Mund të kisha mbetur edhe i paralizuar, por fatmirësisht shpëtova me kaq.”
Ndiqeni videon më poshtë

Video