U nda nga i dashuri, ai se cfare i ben do te mahniteni… (Foto)


Një nënë 36-vjeçare është sulmuar me ujë të valuar nga ish i dashuri i saj, pasi ajo i dha fund lidhjes.
Suzanne Thomas nga Anglia, ka marrë djegie të shkallës së tretë dhe ndodhet në spital, pasi një ditë pas ndarjes, ish i dashuri është futur me dhunë në shtëpinë e saj dhe i ka hedhur ujë të valuar në të gjithë trupin.
Nga britmat e saj kanë mbërritur fqinjët të cilët e kanë shpëtuar nga një sulm i dytë, pasi Evil Jason McLean kishte marrë një kovë tjetër me ujë të nxehtë dhe ishte drejtuar për t’ia hedhur në fytyrë.
Pas hetimit të ngjarjes së rëndë, policia ka arrestuar Evil duke e dënuar me 14 vite burg, për veprën që policia e quajti “rasti më i tmerrshëm i dhunës fizike”.
Mjekët thanë se ajo do të mbetet me 27% shenja djegiesh të përhershme në trup, ndërkohë që po mbahet nën vëzhgim deri sa t’i përmirësohen gjithë plagët që ka marrë. “The Sun” shkruan se ajo i dha fund lidhjes 3 vjeçare pasi i dashuri i saj kishte filluar të ishte i dhunshëm dhe shumë xheloz.
a1

a2

a3