U nda me gruan, burri nga Turqia mesazh kërcënues ish bashkëshortes në Shqipëri…

loading...

loading...

Një burrë, nuk e pranonte dot ndarjen me të shoqen, gjë që e ka shtyrë drejt veprës penale të kanosjes.

Gjatë ditës së djeshme, u referuan materialet në Prokurorinë e Kavajës, për 36-vjeçarin I.Y., banues në Turqi.

Ai dyshohet se më 20 korrik, nëpërmjet rrjetit social Facebook, i ka dërguar mesazh kërcënues me foto pistolete, ish bashkëshortes V.X., 33 vjeçe, banuese në Kavajë. Gruaja për shkak të mosmarrëveshjeve që kishte pasur me të shoqin gjatë kohës që ishin ndarë, por edhe kërcënimeve të marra në distancë ka kërkuar ndihmën e policisë. Ajo ka denoncuar në policinë e Kavajës ish-bashkëshortin, i cili prej disa kohësh ndodhej në emigrim.

Ndaj të dyshuarit materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale “Kanosja”.

loading...