U martuan dhe kanë dy fëmijë, por ajo çfarë iu ndodhi është shumë e dhimbshme…

Nuk janë të pakta rastet e ndryshimeve të partnerit në sjelljen e tyre, deri në ftohjen e tyre totale, shkruan revista Kosovarja.

Një grua, identiteti i të cilës mbeti anonim, kishte vendosur që një një mënyrë shumë miqësore, por me fjalë shumë të dhimbshme, t’ia shprehë bashkëshortit të saj tërë mllefin që iu kishte grumbulluar ndër vite, si pasojë e ndryshimeve drastike në sjelljet e tij.

Letra e saj ishte kjo :

“Të kujtohet kur u takuam për herë të parë ? Nuk mundja t’I ndaja sytë dhe nuk mundja t’i rezistoja ëmbëlsisë tënde ndaj meje, sjelljes së mirë dhe përshtypjes e të qenit njeri.

U martuam, lindëm 2 fëmijë dhe dashuria vetëm se bëhej më e fortë.

Çdo ditë më bëje krenare me sjelljet dhe kujdesin si bashkëshort, por…kjo nuk zgjati.

Që nga shtatzënia e dytë, unë si grua, kisha mall përqafimin tënd. Kisha mall të më bëje një çaj, të tregoje pak kujdes, të paktën për hir të fëmijëve që gjithmonë kam ëndërruar t’i rrisim në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu si u ka hije dy prindërve.

Por, ndryshove duke u ftohur.

Miqtë ishin të vetmit që më ngushëllonin, me që familja ime, duke të njohur për fillimin tonë, të mbronin tërë kohën dhe kjo më mbyste edhe më shumë.

Prisja dhe shpresoja që ti do ndryshosh, gjë që kurrë nuk ndodhi.

Madje, ajo çka është më e keqja se tashmë edhe fëmijët po kuptojnë gjithçka.

Andaj për hir të tyre, të ndahemi “miqësisht” ishte ky përfundimi i letrës së saj.

Një femër bën gjithçka për një mashkull, nëse ai mashkull e dashuron vetëm atë./