U martua kur ishte vetëm 13 vjeç dhe tani…(Foto)

Jie sapo kishte nisur adoleshencën, kur u martua tre ditë pasi ishte takuar me 18-vjeçarin Wen. Ata u takuan në një festival pranveror, ndërsa 13-vjeçarja po vizitonte familjen e bashkëshortit të ardhshëm.

Ai e bindi të qëndrojë dhe ajo u bë bashkëshortja e tij.

Për shkak se nuk i njihte praktikat e kontrollit të lindjeve, ajo mbeti shumë shpejt shtatzënë dhe la shkollën. Ky është një nga mijëra e mijëra raste në Kinë, kur fëmijët martohen në moshë të vogël.

Edhe pse mosha ligjore e martesës është 20 për femrat dhe 22 për meshkujt, familjet e injorojnë këtë rregull dhe i regjistrojnë martesat më vonë.

Fotografi Muyi Xiao ka vendosur të dokumentojë këto raste. Martesat në moshë fare të vogël po krijojnë atë që njihet si gjenerata e fëmijëve të humbur.

Kjo për shkak se kur çifti rritet, largohen në qytetet e mëdha, duke ua lënë fëmijët gjyshërve./Gazetain/