U largua me të dashurin, babai i vajzës vë alarmin: Do ma çojë prostitutë

Një 66-vjeçar nga Tepelena, banues në fshatin Zhapokik ka denoncuar në polici të dashurin e vajzës, të cilin e akuzon se po i trafikon të bijën.
Babai i vajzës me inicialet T.K., ka bërë denoncimin në policinë e Vlorës, pasi vajza e tij është larguar me të dashurin K.G., i cili sipas tij do ta trafikojë për qëllime prostitucioni.

Njoftimi i policisë

Më datë 27.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin K.G vjeç 29, banues në Vlorë, pasi shtetasi T.K vjeç 66 banues ne fshatin Zhapokik Tepelene ka bërë kallëzim, pasi dyshon vajza e tij shtetasja A.RR e cila eshte larguar me shtetasin K.G trafikohet jashtë shtetit me qëllim prostitucioni.

Punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Nenet 110/a dhe 114 të Kodit Penal.