U kapën me 20 milionë euro drogë në jaht, shqiptarët janë nga Durrësi dhe Tirana

loading...

loading...

Të tjera detaje kanë dalë nga arrestimi i tri shqiptarëve, ditën e djeshme, pasi u kapën me gati 4 tonë hashash në një jaht në brigjet italiane. Ata rezultojnë të jenë banues në Durrës dhe Tiranë, por për shkak të sekretit hetimor, policia ka qenë e rezervuar për të dhënë identitetin e tyre dhe moshën. 3 personat në fjalë kanë hyrë në territorin malazez ditën e hënë.

Pikërisht nga ky shtet dyshohet të jetë nisur edhe mjeti lundrues luksoz, i mbushur me drogë, i cili mendohet të jetë marrë më qira. Jahti me flamurin amerikan është pikasur nga Guardia di Finanza italiane në ujërat territoriale në zonën e Viestes dhe pas ndjekjes dhe me suport ajror është bërë i mundur bllokimi i tij në det.

Paraprakisht, rezulton se jahti nuk ka shkelur ujëra shqiptare, ndërsa hetimet janë fokusuar mbi origjinën e drogës, vlera e së cilës përllogaritet mbi 20 milionë euro. Pak ditë më parë, policia italiane sekustroi edhe 2.3 tonë kanabis që sapo ishte shkarkuar nga një gomone oqeanike e cila humbi gjurmët në ujrat malazeze dhe ato kroate, sipas tch.

Pritësi i kësaj sasie ishte sërish një shqiptar që u arrestua ndërsa nga analizat e zhvilluara mes policisë italiane dhe asaj shqiptare rezulton se trafikantët janë duke shfytëzuar rrugë alternative, jo më nga territori dhe ujërat shqiptare drejt Puljas, por në pjesën e sipërme të Adriatikut

loading...