U kap me drogë, burri përlot me fjalët e tij: E bëra për gruan time, është me kancer

Me burg u dënua një burrë në Indonezi, i cili u kap duke mbjellë në ambientet e shtëpisë së tij kanabis medicinal, me shpresën për të shpëtuar apo kuruar sado pak bashkëshorten e tij të sëmurë me kancer.Fati nuk ishte me të dhe gruaja e Fidelis Arie ndërroi jetë, ndërsa ai duhet të përballet me pasojat ligjore të veprimit të tij.
Arie do të qëndrojë 8 muaj në burg, ndërsa do të paguaj një gjobë prej 1 miliardë rupijësh (75,000 dollarë), sipas avokatit të tij.
Burri, i cili qau gjatë dëgjimit të aktgjykimit, ende po shqyrton nëse duhet të apelojë vendimin e gjykatës.
Gruaja e Arias vdiq pak pas arrestimit të tij. Motra e tij, Yohana, i tha Reuters se “çdo vendim nuk do ta kthejë gruan e tij”.

VIDEO