U hodh në lumë por nuk doli i gjallë, policia flet për zhdukjen misterioze të kampionit shqiptar

loading...

loading...

Ditën e djeshme, rreth orës 16:00, kampioni i kërcimit në ujë, Sali Gërqina , u hodh nga një lartësi e konsiderueshme në vendin e njohur si Urra e Fshejtë në Gjakovë, por nuk arriti të dilte më prej andej.

Policia ka nisur mbrëmë kërkimet dhe i ka vazhduar deri në mesnatë, por nuk arritën ta gjejnë. Reshterja e policisë, Lirije Podrimaj ka thënë se edhe sot qysh në mëngjes kanë dalë për të kërkuar Saliun.

Edhe sot janë duke vazhduar kërkimet nga mëngjesi, krejt njësitë kanë dal në teren, por nuk ka ende diçka të re nga ai. Sapo të kemi diçka lëshoj komunikatë dhe i njoftoj për më të rejat”, ka thënë Podrimaj për mediat vendase.

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe sot po vazhdojnë kërkimet për trupin e kampionit të kërcimeve nga “Ura e Fshenjtë”, Sali Riza Gërqinës.

“Dje pasdite ka humbur jetën tragjikisht, kampioni i shumëfishtë i kërcimit nga “Ura e Fshejt” Sali Riza Gërqina. Dallëndyshja e Gjakovës, me fotot e tij unike, u bë lajm i shtypit e mediave më të njohura botërore duke e promovuar, kultivuar dhe vazhduar në të njëjtën kohë traditën shekullore të legjendave e trimave të shumtë të këtij sporti dhe vendit të tij”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se Saliu humbi jetën, aty ku bëri historinë, tek Ura e Fshejt.

“Trupi i të ndjerit ende nuk është nxjerrë nga uji, ndërsa zhytësit e FSK do të vazhdojnë kërkimin sot gjatë ditës. Në emër të Komunës së Gjakovës, në emrin tim personal, ngushëllime familjes, shoqërisë, sportistëve dhe klubit të kërcyesve. Prehu në paqe kampion!”, shkruan Kusari-Lila.

loading...