U fut për tu larë tek “Rana e Hedhun”, 27-vjeçari mbytet ndërsa shoku i tij shpëton

loading...

loading...

Mesditën e sotme një i ri ka humbur jetën në bregdetin e Shëngjinit. Sipas policisë së Lezhës një shtetas, banues në Kosovë, së bashku me shokun e tij është futur në det tek “Rana e Hedhun ” për tu larë por nuk ka mundur të dalë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet policore të patrullës së përgjithshme dhe të policisë kufitare ku në bashkëpunim me rojen bregdetare, u bë i mundur konstatimi dhe nxjerrja nga uji e trupit të pajetë të shtetasit të identifikuar si E.A. 27 vjeç, banues në Kosovë.

Ndërkohë grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

loading...