U fut për t’u larë në det, vdes 13-vjeçari, kjo është arsyeja tronditëse

loading...

Rreth një orë më parë në plazhin e Velipojës, Shkodër ka humbur jetën tragjikisht një 13-vjeçar me inicialet L.I, banues në Mitrovicë, Kosovë.

Paraprakisht dyshohet se i mituri është futur për t’u larë në det por trupi i tij i nxehtë ka rënë rënë në kontakt me ujin e ftohtë dhe kështu djaloshi ka pësuar infarkt.

Trupi i pajetë i 13-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit të Shkodrës ku pritet t’i nënshtrohet një ekspertize mjeko-ligjore për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.08.2017, rreth orës 14:30, në plazh Velipojë, kemi marrë njoftim se aksidentalisht është mbytur në ujë, një fëmije L. I, 13 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.

Ekipi mjekësor dhe Policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje por fëmija ka ndërruar jetë. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

loading...

loading...