U fut për të shpëtuar fëmijët që po mbyteshin, nxirret e pajetë heroina në lumin Drini i Zi

Ditën e sotme në lumin Drini i Zi ka ndodhur një tragjedi, pasi një grua 55 vjeç, identiteti i të cilës nuk është bërë ende i ditur është vetësakrifikuar për të shpëtuar dy fëmijë.

Sipas informacioneve paraprake ajo ka hyrë në ujë për të shpëtuar dy fëmijë të moshave 6 dhe 10 vjeç që po rrezikonin të mbyteshin.

Të miturit janë nxjerrë në breg dhe janë dërguar në spitalin e Peshkopisë, por gruaja nuk ka arritur të dalë e gjallë nga lumi.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të tragjedisë.