U deshëm shumë, edhe pse nuk u pamë kurrë!


Ermirë, të kujtoj me krenari, sepse për pak muaj më mësove shumë gjëra në jetë. Prandaj, edhe pse qe shkurt, jam i lumtur që të njoha, ai që ishte i dashuruar shpirtërisht me Ermirën…
Pse ike? Pse ende pa u njohur mirë ike nga kjo botë për të mos u kthyer më?! Sa keq po ndihem që s’të njoha më herët, që nuk kalova, së paku, pak kohë me ty. Më duhet të pajtohem me këtë fat të hidhur të të madhit Zot… Kështu ka vendosur Ai, që ti të mos jesh më në këtë botë. Por, ndoshta në boten tjetër do Zoti dhe bashkohemi, sepse kam shumë dëshirë. Në fillim nuk besova se zemra jote është aq e sinqertë, aq e pastër. Por, më vonë e kuptova këtë, edhe pse ndoshta vonë. Në momentin kur asgjë nuk m’u duk interesante në këtë botë, Zoti të dërgoj te unë për të të dashur tërë jetën. Bëmë plane për fejesë e martesë dhe për këtë ishim të një mendjeje, sepse ndiheshim mirë me njëri-tjetrin në çdo moment… Ah, sëmundja e mallkuar, nuk na la të jemi bashkë dhe të jemi të lumtur… E, ata që i kontribuuan sëmundjes sate do marrin dënimin nga i madhi Zot, sepse në moshën më të mirë të ndanë nga jeta. E, mua nuk më lejuan as në ceremoninë e varrimit tënd të marr pjesë! Por, amanetin që ti e lë është bërë realitet, sepse djali i vëllait tënd thonë se e mbanë emrin tim, sipas amanetit tënd.
Edhe pse nuk kam asgjë tënden, kurrsesi të të harroj…
Ishe një vajzë me shumë vlera, shumë e sinqertë dhe shumë serioze. Pak vajza ka si ti, edhe pse s’kam dashur kurrë t’i dorëzohem dashurisë sikur që ramë në dashuri ne të dy… Ishte një dashuri e madhe, edhe pse në largësi… Edhe pse s’u takuam asnjëherë dhe nuk mundëm ta jetojmë këtë dashuri, fati kështu e deshi… I ruaj fotot tua dhe shpesh i shikoj me mall. Më kujtohet kur më flisje se unë duhet ta vazhdoj jetën me një vajzë tjetër, sepse dashuria jonë nuk mund të kurorëzohej… Më duhej të vazhdoja, por si të ndihesha me dikë tjetër si me ty? Bisedat me ty po më mungojnë shumë… Prandaj, as në këtë shkrim dhe as në shumë të tjerë nuk mund të shpreh gjithë atë që vuaj, gjithë atë që më rëndon në shpirt… Por…Për Ermirën…