U dërgua në Turqi për trajtim të specializuar, pas babait vdes tragjikisht në spital edhe i biri

Pas ndarjes nga jeta të biznesmenit Besnik Zenuni, djali i tij Hektori nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra megjithëse u dërgua në një jashtë vendit për trajtim të specializuar.

Në shpërthimin e një jave më parë në Velipojë u plagosën rreth 20 persona dhe Hektori shënoi viktimën e dytë pas të atit duke thelluar kështu tragjedinë në familjen Zenuni.

35 orë pas shpërthimit, babai i tij ndërroi jetë dhe pas një apeli të familjes për ta dërguar atë jashtë, djali u dërgua në një spital të Turqisë.

33-vjeçari kishte marrë djegie të rënda në 70% të trupit të cilat rezultuan fatale për të.