Tyson në rolin e vrasësit

Ish-kampioni botëror në boks, Mike Tyson, pas disa roleve të vogla filmike, do të shfaqet edhe në një serial televiziv.
Bëhet fjalë për serinë kriminalistike “Law & Order: Special Victims Unit”, e cila flet për njësinë njujorkeze për viktimat.

Në serial, Tyson do ta luajë rolin e një vrasësi me emrin Reggie Rhodes. Karakteri i tij ka kaluar nëpër një fëmijëri të vështirë duke e bërë të dhunshëm.

Ky rol i ngjason jetës së boksierit, i cili ishte kampion bote (WBA, IBF dhe WBC) nga gushti 1987 deri në shkurt 1990. /LajmeOnline/