Tym i bardhë nga Vatikani, zgjidhet Papa i ri. Ja cili është!

papafrancesku

Ka qenë ora 19:06 kur nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan ka dalë tym I bardhë, duke sinjalizuar kështu zgjedhjen e Papës së ri. Ai është argjentinasi Jorge Mario Bergoglio, I cili që tashmë e tutje do të thirret me titullin Papa Françesku.

Papa Francesku është me prejardhje italiane ndërsa ka qenë arqipeshkvi i Buenos Airesit dhe kishte arritur pranë postit “të shenjtë” në konklavën e kaluar, por arriti “i dyti” pasi i pari u zgjodh Joseph Ratzinger.
Papa Françesku është shfaqur më pas në dritaren e lozhës, ku ka mbajtur një fjalim para besimtarëve të pranishëm. Në fjalën e tij Papa I ri u ka kërkuar të luten për bekimin e tij nga Zoti për këtë rrugëtim të ri që I ka besuar zoti.