Turqia ndihmon 10 mijë jetimë Shqiptarë, deputetët turq: Rroftë vëllazëria turko-shqiptare

deputeti-300x240

Turqia e ka ndihmuar vendin tonë duke akorduar një fond prej 30 mijë eurosh për 2 mijë jetim shqiptar.

Lajmi është bërë i ditur nga, kryetari i Komisionit të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në parlamentin turk, Aihan Sefer Hustun dhe Xhemal Jellmaz Demir, të cilët dhuruan sot një kontribut prej 30 mijë eurosh për 2 mijë jetim shqiptar.

Nisma u ndërmor në saj të aktivitet të mbajtur në pallatin e sporti ‘Asllan rusi”, ku u shpërndanë ndihma në formën e një pensioni mujor për 2 mijë jetim shqiptar.

Deputeti Xhemal Jellmaz Demir tha se populli turk dhe ai shqiptarë janë vëllezërve dhe vetë himni i flamurit turk është bërë nga një shqiptar, ku sot ai himn përfaqëson 76 milionë turq.

“Sot shoqata ALSAR përcjell ndihmat në 2 mijë e jetimi, me ndihëm e Ihahasë dhe shoqatave të tjera. Unë kam besimi në ALSAR do të bëhet një nga shoqatat më aktive në botë. Pasuria e një shteti nuk varet vetëm nga paraja, por dhe nga ndihma që ky shtet i bën peronave në nevojë. Këto organizata nuk ndajnë vetëm ndihma. Historia, kultura dhe vëllazëria jonë është 1. Në fillim të programit dëgjuam himnin e flamurit, të gjithë himnet janë të respektuara kjo tregon vlerat sakrificat dhe të ardhmen e një vendi. Ashtu si dhe himni jone tregon vlerat dhe synimin për të ardhmen qe kemi ne si Turqi. Himnin tonë e ka shkruar një shqiptar, Mehmet Arki Tersoi. Sot ai është kurora e 76 milionë turqve në Turqi”, theksoi deputeti Xhemal Jellmaz Demir.

Ndërsa deputeti tjetër turk, Aihan Sefer Hustun, u shpreh se jetimët shqiptar nuk janë vetëm.

“Sot jemi këtu për të thënë se jetimët shqiptar nuk janë vetëm. Nëse jetimet nuk ndihmohen, ata që marrin hakun e tyre do ta paguajnë një ditë tjetër. Perëndimi veproi në mënyrë të padrejtë duke groposur paratë e tyre në banka tani po mundohen t’i shpëtojnë. Na pyesin si e bëjmë një veprim të tillë, ne jemi njerëz të mëshirës dhe ju nuk mund ta kuptoni këtë ndjenjë. Ne do vijojmë të zgjasim dorën tonë për njerëzit në Bosnje, Kosovë dhe Shqipëri, Lindjen e Mesme, Azi, Afrikë dhe më gjerë. Synimi jonë të nxjerrim një botë të drejtë. Shpresoj që këta fëmijë të bëhen e ardhmja e këtij vendi dhe t’i shërbejnë . Falënderoj shtetin shqiptar që ka mundësuar ambientet për këtë aktivitet. Rroftë vëllazëria turko-shqiptare”, u shpreh Aihan Sefer Hustun.|