Turqia – Greqisë: Mos u ngatërroni me ne se ju vrasim (FOTO)

loading...

loading...

Deputeti i partisë udhëheqëse në Turqi, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), Huseyin Kocabiyik, e ka paralajmëruar Greqinë rreth një mosmarrëveshje të re për ishujt Karadak, duke thënë se Turqia do ta sulmojë Greqinë nëse ata luajnë çfarëdo loje.
“Po e paralajmëroj Greqinë: Dikur shpëtuat për shkak të një admirali qyqar turk në vitin 1996. Mos e luani lojën Karadak me ne. Do t’ju vrasim,” ka shkruar Kocabiyik në rrjetin social “Twitter”, i cili është deputet i AKP-së për Izmirin në Parlamentin turk,

Kocabiyik po i referohej një mosmarrëveshje të mëhershme mes dy vendeve para 21 viteve për shkak të ishujve të vegjël të Egjeut.

“Paftyrësia greke në Egje po vazhdon për shkak se urdhri politik nuk ndiqej në atë kohë. Por, grekët duhet ta dinë se Turqia nuk është më vendi që ishte në vitin 1996,” ka shtuar ai.

loading...