Turp! Amatorët eleminojnë Laçin

Laçi eleminohet me turp nga Europa League. Skuadra kurbinase u mund dhe në ndeshjen e kthimit me rezultatin 2-1 nga skuadra amatore e Luksemburgut, Diferdonzh. Skuadra laçiane e mbylli pjesën e parë në avantazh, pas një goli të Nimanit por në fraksionin e dyti kurbinasit hoqën dorë nga lojë duke u ndëshkuar dy herë nga ana e Er Rafik.

Gjithsesi golat e pësuar nuk ishin ndëshkimi i vetëm për Laçin, pasi Ndreka, Vucaj dhe Sefgjini lanë me tetë vetë në fushë ekipin shqiptar pasi dolën me karton të kuq.

Përballë Laçit, Diferdonzh arriti më shumë fitore seç kishte arritur në total në Kupat e Europës, pasi suksesi i vetëm në kontinent ishte regjistruar ndaj Omonia të Nikosisë me rezultatin 2-1.

Kjo është hera e parë për skuadrën luksemburgase që arrin të kalojë një tur në kompeticionet europiane.