Turneu i Madonnas në top 10-she me përfitimet nga koncertet

f1_28-madonna1359368957

Turneu botëror i Madonnës, MDNA, është shpallur si turneu i dhjetë më fitimprurës i të gjitha kohërave.

Këngëtarja e “Material Girl” ka filluar turneun e saj në Tel-Aviv, Izrael, në majin e vitit të kaluar dhe ka performuar në gati 100 koncerte për 2.2 miliona fansa në më shumë se 30 vende para se ta përfundojë turneun në Cordoba të Argjentinës muajin e kaluar.

Tashmë është shpallur si turneu më fitimprurës i vitit 2012 dhe tani shifrat zyrtare tregojnë që turneu ka fituar më shumë se 190 milionë dollar duke e vënë në pozitën e 10-të në listën e turneve më fitimprurëse.

Turneu i Madonnas Sticky & Sweet ishte renditur i treti në listën e vitit 2009, duke marrë më shumë se 255 milionë. Ajo i bashkohet Rolling Stones, Bon Jovi dhe Grateful Dead, si bendet e vetme që kanë realizuar turnetë më fitimprurëse dy herë në tre vjet.

Arthur Fogel, kreu i “Global Touring” në lidhje me këtë tha: “Suksesi shumë i madh global i turneut MDNA provon që Madonna është artistja më e mirë femër në historinë e turneve”>koha>