Turi dhe Orinda, pas një viti ndarjeje bëjnë jetë nate si çift

02

Çifti Turjan Hyska dhe Orinda Huta duket se e kanë gjetur sërish gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin, duke iu rikthyer shoqërisë si çift. Paparaci ynë i ka fotografuar në fundjavë në clubin “Rockstok” në Tiranë, ndërsa kishin dalë për t’u argëtuar në jetë nate. Kjo është hera e parë që Turi dhe Orinda, të cilët punojnë në të njëjtin televizion, pikërisht në Vizion Plus, fotografohen së bashku. Nuk dihet nëse ata janë rilidhur apo dalin thjesht si miq bashkë, por këtë do ta tregojë koha. Ata u ndanë në marsin e vitin të kaluar, pas një krisjeje që pësoi lidhje e tyre, ndërkohë që kishin nisur bashkëjetesën dhe jetonin në një shtëpi.(panoramaplus)