Tuna: “Kisha dashur ta klonoj vetveten”

Altuna_Sejdiu-370x290

Altuna Sejdiu apo siç e njohin të gjithë Tuna, gjatë këtij viti ka qenë njëra nga këngëtaret më në trendi, mbase edhe më seksi, e cila në çdo paraqitje ka treguar vijat e saj perfekte të trupit me veshje mjaftë provokuese, që ngacmon imagjinatën e pothuajse çdo mashkulli.

Tuna në 2012-ën pati një sërë suksesesh në aspektin profesional, ku në disa performanca në festivale arriti të marrë trofe. Krahas suksesit në karrierë si duket jeta private është më e zbehur, megjithatë këngëtarja me shumë fanatizëm mundohet ta ruaj privatësinë e saj duke mos publikuar asnjë lidhje të mundshme. Këngëtarja është mjaftë e kënaqur me arritjet e deritashme, por përpjekjet për të arritur edhe më shumë do të vazhdojnë më tutje. Gjatë intervistës Tuna do ta shpalos më shumë rreth punës dhe jetës së saj.

Cilat janë veçoritë e përmbylljes së vitit 2012-të?

Viti 2012-të mund të them se ka qenë një ndër vitet më të suksesshme. Jam shumë optimiste dhe gjatë këtij viti kam arritur të gjitha synimet e mia në karrierë po flas për ato synime që kam pasur në plan ti realizoj gjatë 2012-ës.

Ke ndonjë dëshirë që nuk të është plotësuar gjatë këtij viti?

Dëshira e parealizuar në fakt lidhet me karrierën time, krejt fokusin e kam në profesionin tim. Dëshirat e vogla të cilat nuk më janë realizuar ndoshta mund ta kisha cekur mos plasimin e albumit gjatë vitit 2012-të. Në realitet kam pasur në plan ta sjellë gjatë këtij viti, mirëpo për shkak të obligimeve, koncerteve dhe mbrëmjeve të shumta muzikore që i kam pasur brenda dhe jashtë vendit më është dashur të punoj pak më ngadalë. Mbase unë ka disa muaj që kam nisur punën në album, por dua të realizoj një album cilësor, i cili do të përmbajë këngë që pres të bëhen hite. Jam duke punuar me mjaftë përkushtim dhe me krijues të mirëfilltë të këngës. Dhe albumi do të jetë në duar të adhuruesve gjatë vitit 2013-të.

Është përfolur mjaftë për jetën tënde private, cila është e vërteta, ka apo nuk ka të dashur Tuna?

Jeta ime private është e vërtetë se është përfolur mjaftë shumë sa që tash e tutje kam vendosur që asgjë të mos jap nga aspekti i jetës private. Me një fanatizëm kam vendosur që jetën time private ta mbajë larg publikut për shumë arsye.

Me këngën “I Asaj” keni bërë një bum të madh, jo vetëm për shkak të interpretimit por edhe për shkak të paraqitjes në klip, ku në një pjesë të klipit shihet duke prekur një pjesë intime të trupit, keni menduar që me këtë do t’ia arrini qëllimit tek publiku?

Nuk isha ndalur në atë moment, është ekscentrike, absolutisht nuk kam menduar kështu për këngën dhe publikun. Thjeshtë ka qenë një vallëzim, ku bashkë me grupin e valltarëve që janë mjaftë profesionist në këtë drejtim të cilët performojnë në tërë botën kemi dashur që të sjellim trendët e jashtëm si diçka atraktive për publikun. Ndonëse klipi është pëlqyer mjaftë shumë, duke u klikuar mjaftë shumë në ‘Youtube’. Në këtë projekt thjeshtë i kam besuar stafit, produksionit dhe nuk mu ka dukur moment i gabuar për të bërë veprime të tilla.

Pas jush edhe disa nga këngëtaret e estradës sonë nisën të bëjnë një lloj imitimi duke prekur pjesën intime të trupit, si e komentoni këtë?

Kjo është një plus i madh për mua, sepse këtu vërehet se të tjerët e pëlqejnë punën dhe stilin tim. Nuk kam çka të komentoj më shumë, kjo është një pozitivitet për mua.

Me kë doje të jesh në shtrat tani në këto momente?

Në këto momente nuk më shkon në mendje të jem me dikë në shtrat, sepse jam shumë e përkushtuar ndaj punës tani në këtë fundvit. Mirëpo në momentin kur të kem nevojë për të ndoshta edhe mund ta kem dikë.

E konsideron veten këngëtare seksi?

Nuk do të doja që gjëja e parë të flitet si këngëtare me epitetin seksi, publiku në fakt dua të jetë i kënaqur me punën që bëjë unë dhe kur njerëzit e vlerësojnë punën time si artiste, epiteti seksi nuk ka rol të madh.

Ka rastisur ta përdorësh famën për të tërhequr një djalë?

Normal që secila femër mund ta shfrytëzoj bukurinë për të bërë një tërheqje tek një djalë. Mirëpo unë gjithnjë jam munduar të paraqes bukurinë e brendshme dhe meshkujt që i kam pasur gjithnjë i kam tërhequr me ndjesinë e së brendshmes.

Keni pasur ndonjëherë ofertë të këndoni në dasma?

Po kam pasur oferta të tilla, mirëpo unë kultivoj një zhanër të këngës që nuk i përputhet me zhanrin e këngës që këndohet në dasma.

A besoni në Babadimrin?

Edhe pse në fakt nuk i besoj, do të kisha pasur dëshirë t’i besoj Babadimrit.

Çfarë pret nga 2013-ta?

Nga 2013-ta pres të mos ketë apokalips siç është parashikuar. Pres që planet profesionale ti realizoj. Pres ndoshta edhe të bëhet mundësia e klonimit, kisha dashur ta klonoj vetveten, të bëhet edhe një Tunë.

Jeni e gatshme për të pritur një dashuri të re?

Pa diskutim unë gjithmonë jam e hapur, dhe asnjëherë nuk e humbas besimin në dashuri të vërtetë.