Tuna, admiruese e arteve marciale

f1_08tuna1357635813

Këngëtarja nga Shkupi, Altuna Sejdiu, para se të bëhej pjesë e muzikës, është marrë me sporte luftarake. Mirëpo, babai i saj ishte kundër kësaj nisme, për çka ajo nuk është penduar që e ka dëgjuar.

“Absolutisht, me karakterin që kam, do të kisha arritur shumë dhe do të bëhesha një sportiste e suksesshme”, ka deklaruar Tuna për Koha Ditore. Ajo ka shtuar se është e fuqishme kur gjuan me këmbë dhe me grusht.

Këngëtarja ka treguar se përkundër që është e ngarkuar me projekte që kanë të bëjnë me karrierën e saj, gjen kohën e lirë duke hequr stresin në palestër, aty ku sportistët e sporteve luftarake përgatiten për duelet e tyre.

“Më herët kam ushtruar edhe kikboks. Ushtroj dhe tani dhe e kam hobi. Para një projekti të madh, thërras trajneren time dhe stërvitem maksimalisht. Ka ndodhur që disa muaj të vrapoj shtatë deri nëntë kilometra në ditë… Është e vërtetë që jam një adhuruese e madhe e sporteve luftarake. Më shumë adhuroj mundjen”, ka pohuar ajo.

Por, jo gjithçka është e rastësishme. Tuna që e re është marrë me sport, madje është e bija e një prej mundësve më të mëdhenj shqiptarë që kanë arritur të marrin dhe medalje olimpike (Shaban Sejdiu, babai i saj, ka fituar dy medalje të bronzta në Lojërat Olimpike në Moskë (1980) dhe Los Angeles (1984).