Truprojat e Messit rrëzojnë në tokë nënën me të bijën [VIDEO]

messi1-330x185-300x168

Në prag të ndarjes së çmimit “Topi i Artë” në Cyrih, pjesëtarët e sigurimit të futbollistit më të mriz në botë, Leo Messi aq shumë e kanë ruajtur argjentinasin saqë në një moment derisa ai ka hyrë në sallë brutalisht e kanë shtyrë një nënë me të bijën e saj të vogël të cilat më pas kanë rënë për toke.

Në masën e grumbulluar për Messin, sigurimi definitivisht nuk ka bërë dallim në mesin e njerëzve, ndërsa qëllimin e vetëm e kishin që askush i gjallë mos ta prek fituesin e “Topit të Artë”.

Një grua me të bijën e saj të vogël tentuan të marrin autograf nga argjentinasi, kurse sigurimi ka reaguar në mënyrë të vrazhdë, duke shkaktuar rrëmujë.

Cfarë është edhe më e rendë, Messi ka parë së çfarë ndodhi dhe në vend që të ndalet, t’i ofroj ndihmë nënës me të bijën, apo të paktën të tregoj keqardhje, ai ka vazhduar të ecë i frikësuar se mos po e prek dikush dhe mund ta ‘shkrijë’!