TRUP I MADH !!Prifti që ka kurorëzar çiftin e lesbikeve

Passport.jpg1

Prifti katolik Wendelin Bucheli nga lokaliteti Bürglen (Kanton Uri) i bërë i njohur për faktin se ka bërë bekimin e  kurorëzimit të një çifti lesbikesh, nuk pranon të japë dorëheqje nga puna e tij. Edhe pse Ipeshkvia e Chur-it, në juridiksionin e të cilës bie prifti në fjalë, ia ka kërkuar atij demisionimin (dorëheqjen), Bucheli e ka mbajtur në mënyrë të rregullt edhe meshën e sotme të së dielës.

Me atë rast ai ka përsëritur se nuk do ta bëjë dorëheqjen e kërkuar nga ai, ndërsa besimtarët e kanë pritur me ovacione deklarimin e tij.

Kurorëzimi i çiftt lesbik është në kundërshtim me të drejtën e kishës, kanë thënë si ipeshkvi i Chur-it ashtu edhe ai i Lozanës, Gjenevës dhe Friburgut. Ndërsa ipeshkvi i Chur-it, që është kompetent për kishën e Bürglenit,  Vitus Huonder  ka ritheksuar se pret dorëheqjen e priftit në fjalë.