Trump: Do ta vrisja dike, e prap s’do ti humbisja votat

Kandidati amerikan per president ne radhet e republikaneve, Donald Trump, ka shfaqur vetbesimin e tij te tepruar, duke thene se nuk do ti humbiste votat, edhe po ta vriste dikend.

Miliarderi amerikan po fliste ne nje tubim ne Iowa, ai tha se lirisht do te qellonte me arme dikend ne “Fifth Avenue” dhe nuk do ta humbiste asnje vote. “OK, eshte e jashtezakonshme”, tha Trump.

Donald Trump eshte bere i njohur per skandalet e tij vecanerisht lidhur me islamofobine, duke thene se do te ndalonte hyrjen e secilit musliman ne SHBA.