Tropojë, gjenden të pajetë brenda bunkerit një vajzë dhe një djalë


Një vajzë dhe një djalë janë gjetur të pajetë brenda një bunkeri.
Ngjarja, për të cilën ende nuk ka shumë informacione, ka ndodhur mesditën e sotme në Tropojë, në një bunker në afërsi të Qafës së Mjedanit.

News 24 raporton se personat e pajetë janë të seksit mashkull dhe femër, por ende nuk dihet identiteti i tyre.

Po ashtu, mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet e vdekjes së dy personave.

Policia ende nuk ka një informacion zyrtar në lidhje me këtë ngjarje.

/Gazeta Express/
tr