Tropojë, bie në humnerë nga 80 metra lartësi, vdes turistja australiane


Një turiste nga Australia ka humbur jetë këtë të mërkurë në Alpet e Tropojës. Lajmi konfirmohet nga policia e cila thotë se turistja ka rënë nga një lartësi 80 metër.
Ende nuk dihet identiteti i saj dhe rrethanat e këtij aksidenti të rëndë. Për momentin janë dhënë vetëm inicialet e shtetases 50 vjeçe, A.V.SH.

Ngjarja ka ndodhur në Qafën e Valbonës, ku shtetasja australiane ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Turistja po vizitonte Shqipërinë së bashku me bashkëshortin e saj.
t