Tronditin shkencëtarët: Jemi buzë greminës, së shpejti do zhdukemi (VIDEO)

Një studim i Universitetit të Washingtonit është publikuar në revistën Nature Climate Change. Në këtë studim tregohet se si bota do të pësojë ndryshime shkatërrimtare për shkak të klimës.

Shkencëtarët të cilët kanë marrë pjesë në hulumtim, me 90 për qind siguri thonë se temperatura do të rritet nga 2- 4.9 gradë Celsius, krahasuar me periudhën para revolucionit industrial.

Ata besojnë se bota do të goditet nga efektet shkatërrimtare të thatësirës, kushteve ekstreme të motit dhe rritjes së rrezikshme të nivelit të detit. Dr. Dargan Frierson thotë se edhe me 1.5 gradë bota do të has në probleme me mënyrën e jetesës. Ndërsa, shton me bindje se temperatura do të rritet edhe më shumë.

Në anën tjetër, Business Insider ka përpiluar një video që tregon se si qytetet e madhe për vetëm 80 vite mund të përmbyten nga uji, pra në vitin 2097 i bie që Toka të jetë nën ujë./syri.net/

Ndiqeni videon më poshtë

Tronditin shkencëtarët