TRONDITET ZVICRRA, SHQIPTARI VRET GRUAN, KAMERAT INCIZOJNË RASTIN. JA NGA ESHTE VRASESI

Në Ascona të Zvicrës, mëngjesin e sotëm ka ndodhur një tragjedi e rëndë, me ç`rast një shtetas 54-vjeçar maqedonas (me gjasë shqiptar, por e pakonfirmuar), ka vrarë bashkëshorten e tij 38-vjeçare dhe më pas ka tentuar të vetëvritet.

Dëshmitari i ngjarjes, Giancarlo Vacchini (68) ka pasur sot datëlindjen dhe ka qenë duke qëndruar pranë një qoshku duke pirë cigare.

Pak para orës 09.00 janë dëgjuar të shtëna, të cilat kanë ardhur nga vendparkimi i shitores Migros në rrugën „Via Muraccio“.

„Isha duke qëndruar afër qoshkut të Migrosit, kur paprtitmas dëgjova një grua që bërtiste „Mos, mos“. Më pas u dëgjuan katër deri në pesë të shtëna! Njëzet sekonda më pas pasuan edhe tre deri në katër të shtëna“, ka pohuar Vacchini i tmerruar për „Blick“, njofton „Shtegu.com“.

Ai menjëherë ka dashur të ndihmojë duke vrapuar drejt vendparkimit, ndërsa pronari i qoshkut ka alarmuar policinë.

Hyrja në vendparkim ka qenë e bllokuar nga një veturë, ndërsa vozitësi i saj ka bë titur që ai të qëndrojë larg, përndryshe do të gjuajë në te. Por, zvicerani nuk është qetësuar. „Nga një barrierë tjetër arrita ta shoh gjakderdhjen nga afër.

Ishte tmerr i vërtetë. Burri qëndronte i shtrirë mbi kufomën e gruas“.