Tronditet Shkodra/ Xhaxhai qëllon nipin me armë zjarri, ai vdes në vend

Foto ilustruese

Pranë teatrit “Migjeni” në Shkodër ka ndodhur një ngjarje tronditëse. Në krimin e rëndë në familje janë përfshirë xhaxhai dhe nipi i tij.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se xhaxhai ka qëlluar me armë zjarri nipin e tij Mirsad Kucin i cili ka mbetur i vdekur në vend.

Motivet e kësaj ngjarje nuk janë zbardhur ende ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia.

Vijon…