Tronditet sërish Durrësi / Një i vrarë dhe një i plagosur në një lokal

loading...


Një person ka mbetur i vrarë ndërsa një tjetër është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme, në qytetin e Durrësit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është 30 – vjeçari Asllan Kërtusha, i cili ndërroi jetë në sallën e Reanimacionit në Spitalin e Durrësit. Ndërsa i plagosur mbeti 34 – vjeçari Blendi Kajno, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 në lagjen Nr.17, pranë Ndërrmarjes së Ujësjellësit.

Dy personat në fjalë ndodheshin në një lokal, kur nën efektit e alkoolit janë konfliktuar me njëri – tjetrin. Në konflikt është përfshirë edhe pronari i lokalit, 30 – vjeçari me inicialet G.K, i cili ka qenë personi që ka gjuajtur me armën e zjarrit e llojit pistoletë.

Sipas policisë, arma ka qenë në pronësi të viktimës Asllan Kërtusha dhe ka qenë ky i fundit që ka gjuajtur fillimisht. Më pas pronari i lokalit, ia ka marrë armën dhe ka shtënë në drejtim të tyre.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 2 gëzhoja dhe 3 fishekë.

Aktualisht efektivët e policisë janë angazhuar për kapjen e autorit të dyshuar, pronarit të lokalit me iniciale G.K.

Asllan Kërtusha është një personazh i njohur për institucionet ligjzbatuese, pasi ai rezulton i përfshirë në të paktën 2 ngjarje të tjera kriminale.

Në 2010 –ën, në gjendje të dehur nisi të thyente gota, shishe e karrige në një lokal në lagjen nr. 10 të qytetit të Durrësit, duke prishur qetësinë publike. Gjatë shoqërimit, ai i kundërshtoi efektivët e policisë me dhunë, për këtë arsye, Kërtusha, në atë kohë 24 – vjeç, u arrestua.

Ndërsa në Prill të 2014 – ës, Kërtusha sëbashku me 3 të rinj të tjerë ranë në prangat e policisë, pasi nën efektin e alkoolit shkatërruan një lokal dhe dhunuan me mjete të forta dy persona, Miklovan Lazrin dhe pronarin e lokalit.

Përveç Kërtushës, në prangat e policisë ranë edhe Ilia Shtraza, Miklovan Lazri, si dhe Denis Shtraza, ky i fundit ndodhet aktualisht në burg, pasi akuzohet nga Prokuroria si një nga rrëmbyesit dhe vrasësit e Gazmend Çollakut. /tvklan.al
vrasja-durres-933x445

loading...

loading...