Tronditet Gjermania, zbulohet se brenda një spitali janë vrarë 84 pacientë nga një…

Autoritet gjermane mendonin se infermieri i identifikuar si Niels H u kishte marrë jetën vetëm dy pacientëve, por provat e reja të tregojnë se ai ka vrarë të paktën edhe 84 pacientë të tjerë.

Ai i vriste pacientët duke u dhënë doza vdekjeprurëse mjekimesh në spitalin, ku punonte. Hetimet nisën për shkak të denoncime të familjarëve.

Nëse vërtetohet se ai i ka vrarë 84 pacientët do të jetë vrasësi më i keq në Gjermani, pas atyre të Luftës së Dytë Botërore. Opinioni publik dhe shtypi gjerman e kanë cilësuar 40-vjeçarin si mostra e spitaleve gjermane.

Mjekimi që “infermieri monstër” u jepte pacientëve shkaktonte ndalimin e zemrës dhe mosfunksionimin e sistemeve të qarkullimit të gjakut.

Gjyqtarët deklaruan se ai ishte i motivuar nga dëshira për të shpallur si “hero” duke ringjallur pacientët që ai kishte vrarë.