Tronditëse/Dëgjohen klithma: “E kanë shtypur teta, tërë gjak e kanë bërë” (Video)

loading...

loading...

Një ngjarje e trishtuar ka ndodhur sot në qytetin e Pogradecit. Një makinë ka shtypur një qen po ajo që prek zemrat e të gjithëve është reagimi i një djali të sëmurë mendor kur shikon këtë akt të shëmtuar. Në video tregohet për një qen që është shtypur rreth 4 herë pranë shkollës “Esat Minarolli” në qytetin e Pogradecit. Siç mund të vihet re, vetëm një person ka guxuar t’i afrohet kafshës së gjorë, e cila është duke dhënë shpirt. Kuisjet e qenit të prekin në shpirt, ndërsa një grua pyet se çfarë ka ndodhur, fëmijët, që duket se kanë parë gjithçka me sytë e tyre, i përgjigjen se një burrë e ka shtypur katër herë me makinë qenin dhe se ka gjak gjithandej. “Ky njeri është me të meta mendore dhe vetëm ky u afrua ta ndihmojë qenin. Qeni është shtypur katër herë me makinë dhe vendi është gjithë gjak”, – thotë djali që ka bërë videon. Ajo që edhe neve na ra në sy, është fakti se një person i vetëm i është afruar kafshës dhe duket teksa e ledhaton. Nuk e dimë nëse është me të vërtetë një person i sëmurë mendërisht apo jo, por veprimi i tij është për t’u përshëndetur.

loading...