TRONDITESE : Vret vajzën 6 vjeçe, ja çfarë bëri pas krimit

loading...


Vrau vajzën 6- vjeçare duke e qëlluar me pistoletë në kokë dhe më pas detyroi gruan që të bëhet bashkëpunëtore e tij, për të fshehur ngjarjen.

Ben Butler, është një 36- vjeçar anglez, i cili akuzohet se ka qëlluar për vdekje, vajzën e tij Ellie, ndërsa ishte në shtëpi me të.

Burri, i papunë, kujdesej për të voglën, ndërsa e shoqja ishte në punë. Tetorin e vitit 2013, në një moment “çmendurie” qëlloi të bijën për vdekje në banesën e tyre në Sutton, në jug të Londrës.

Ai telefonoi menjëherë të shoqen në punë, duke bërë që ajo të kthehej me shpejtësi në banesë, por në vend që të lajmëronte ndihmën e shpejtë, gruaja u bë bashkëpunëtore e të shoqit dhe tentoi që ta kamuflonte vrasjen si incident, shkruan noa.al.

Siç raporton ‘Daily Mail’, nga hetimet u zbulua gjithë e vërteta. Burri kishte rol dominues në raportin në çift dhe gruaja nuk i vihej dot kundër. Hetimet zbuluan telefonatat dhe mesazhet ku 36- vjeçari shprehte gjuhë urrejtje ndaj së bijës, ndërsa në të kaluarën e kishte dhunuar disa herë. Tashmë ai po përballet me një proces gjyqësor i akuzuar për vrasjen e të bijës, ndërsa gruaja akuzohet si bashkëpunëtore në krim
6

loading...

loading...