Tronditëse! Një person qëllon të dashurën dhe vajzën e saj, plumbi fatal për të miturën

Një ngjarje e rëndë me pasojë vrasjen e një fëmije ka tronditur Turqinë gjatë ditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Balikesir të Turqisë Qendrore, ku një person ka qëlluar me armë zjarri nënën dhe vajzën e saj 7-vjeçare teksa po shkonin për në shkollë.

Ai ka zbritur nga makina dhe ka goditur fillimisht me armë nënën e vajzës duke e plagosur në të pasme por zjarri ka qenë vdekjeprurës për vajzën.

E mitura ndërroi jetë në vendngjarje.

Ndërkaq dyshohet se personi që kreu vrasjen dhe plagosjen, dyshohet të ketë qenë i dashuri i nënës së të miturës.

Pasi vrau të miturën dhe plagosi nënën e saj, ai është larguar nga vendngjarja.

Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje rë rëndë, ndërkaq policia ka nisur punën për kapjen e autorit./a.k/noa.al/