Tronditëse: Ja sa para shpenzojnë duhanpirësit gjatë gjithë jetës së tyre

loading...

loading...

Një në tre vdekje janë si pasojë e kancerit prej pirjes së duhanit por pavarësisht kësaj shifre alarmante sërish konsumimi i duhanit është në nivele shumë serioze.
“WallhetHub”, web sajti i financave personale, ka kryer një analizë përmes së cilës tregon se duhani shkakton rreth 1.5 milionë dollarë humbje në buxhetin personal gjatë tërë jetës.

Vlen të theksohet se kjo është shuma mesatare, pasi që kostoja e një pakoje me duhan dallon nga shteti në shtet, ku duhanpirësit e Nju Jorkut harxhojnë mbi 2.3 milionë dollarë përgjatë jetës së tyre, krahasuar me duhanpirësit e Kentuckyt që harxhojnë 1.3 milionë dollarë.

loading...