Tronditëse! Ja e vërteta e hidhur që mëson, pas vdekjes së nënës së saj

loading...

Një grua ka konfirmuar frikën e saj më të madhe, atë së cilës i druhej më shumë, pasi zbulon se ishte produkt i një përdhunimi incesti. Lois Buch, 47 vjeçe, nga Brisbane, Australi, e cila u adoptua kur ishte fëmijë, kishte kontaktuar me nënën e saj biologjike, e cila pati refuzuar t’i tregonte se cili ishte babai i saj i vërtetë.

Mamaja e saj më pas vdiq nga kanceri, duke e lënë zonjën Buch pa përgjigje, kështu që ajo kontaktoi me njërën nga motrat e nënës së saj nëpërmjet Facebook-ut, dhe ajo pranoi ta takonte atë. Dhe ishte atëherë që ajo kuptoi se kishte lindur nga mamaja e saj dhe nga gjyshi nga ana e nënës. tezja iu përgjigj brenda 24 orëve dhe i tha: “Unë do të ta them të vërtetën, pasi të takon që ta dish, por duhet të vish në Sydney dhe të flasim ballë përballë”.

Gjithashtu ajo e paralajmëroi atë për t’u “përgatitur për më të keqen”, dhe konfirmoi se gjyshi i saj biologjik e kishte përdhunuar në mënyrë të përsëritur mamanë e saj, si dhe kishte pasur një fëmijë të dytë në të njëjtat rrethana. Abuzimi ishte mbajtur i fshehtë brenda familjes, dhe nuk ka pasur asnjëherë akuza kundër babait të saj biologjik.

loading...

loading...