Trondit Mike Tyson: Më kanë abuzuar seksualisht kur isha fëmijë

Legjenda e boksit Mike Tyson ka rrëfyer jetën e tij dhe çastet më të tmerrshme që ka kaluar përgjatë viteve.
Ai thotë se në fëmijëri ka vuajtur shumë dhe kjo është arsyeja që është bërë i egër me botën.

Sot baba i 8 fëmijëve, Tyson ka treguar së është ngacmuar dhe abuzuar seksualisht kur ishte ende i mitur.

Po ecja në një rrugë në Brooklyn, në moshën 7-vjeçare, kur një burrë i moshuar më rrëmbeu”,rrëfen boksieri. “Unë arrita që të ikja por vetëm pasi më abuzoi seksualisht.”

Tyson nuk e ka hasur kurrë më abuzuesin e tij që pas asaj dite dhe as nuk ia kishte rrëfyer askujt këtë histori deri këtë të hënë ka rrëfyer incidentin e tmerrshëm për Jeremy Schapp në ESPN.

Ndonëse nuk donte të dilte në detaje, ai i tha Schapp se donte që të mbetej një ngjarje që i përket të kaluarës.

Ish-kampioni i boksit tha se ndihej i turpëruar për atë që i ndodhi dhe ky incident e ka bërë njeriun që është sot.

Kjo më detyroi që të jem i ashpër për botën në të cilën jetova”,shprehet 51-vjeçari.