Trondit imami: Skënderbeu, një hero mercenar që luftonte për flori

loading...

loading...

Shkrimi i plotë i Imam Armand Alitu:
Shumë potere per hiçgjë më detyroi edhe mua t’i shkruaj dy rreshta me zero nga pas. Nuk mund të degjosh të flasin disa pseudo-nacionalist të cilët janë të gatshëm ta shesin atdheun e tyre per axhendat e Vatikanit, të Athines apo për të ringjallur nga varri Enver Hoxhën e të qëndrosh heshtur.

Për disa vite rresht, muslimanet e falnin Bajramin në Bulevard ndersa Skënder Beut të gjithe sebashku i kthenin menderen. Disa mijëra muslimanë rregullisht dy herë në vit gjatë festave të Bajramit i kanë kthyer menderen bustit të heroit kombëtar të Shqiperisë e megjithatë askush nuk ka reaguar e nuk është ndier keq nga pseudo-nacionalistët. Për këtë fakt nuk kemi dëgjuar asnjëhere Artan Lamen, as Agron Gjekmarkaj, as Vangjel Dulen, as Eduart Ndocajn, Bajram Peçin e as ndonje femër që të flasin asnjë gjysëm llafi të vetëm.

Tani qe muslimanët dolën ta falin Bajramin në sheshin kryesor të Tiranës, këta pseudo-nacionalist qenkan irrituar sepse një ekran i madh ishte vendosur para kalit të Skender Beut.

Në rastin konkret, këta pseudo-nacionalist të lobit greko-katolik në Shqipëri duhet të ishin treguar të kënaqur dhe do ishte më e udhës që të thoshin njesoj siç u tha nc Bajramin e Fitrit se muslimant po i luteshin Skënder Beut që mos tu priste kokat apo diçka e ngjashme. Por, në vend të kesaj, irritohen se Skënderit ju bllokua pamja e kalit. Kjo është idiotësia më e madhe që kam dëgjuar.

Është e gabuar fetarisht që muslimanët të falin namaz duke pasur perballë në drejtimin e kibles një idhull, bust apo pikturë te diçkaje me shpirt qoftë ajo e një njeriu, shpendi apo kafshe. Madje edhe sikur profetit sal Allahu alejhi ue sel lem ti ishte ndërtuar ndonjë bust aty, nuk do të lejohej që të falej namazi. Falja e namazit aty është një gabim trashanik i KMSH i cili nuk duhet të ndodhte. Por, duke qenë se akoma deri sot frenat dhe timonin e KMSH e kanë në dore gylenistët e FETO, nuk pritet ndonjë mirësi e madhe qe t’i vijë Islamit dhe muslimanëve.

Madje unë mendoj se shpërngulja e vendit të faljes nga bulevardi për tek sheshi i Skënder Beut ka qenë e qëllimshme për të treguar tolerancën dhe harmoninë ndërfetare që për gylenistët është më parësore sesa Islami dhe besimi tek Allahu.

Dihet fare mirë gjykimi islam mbi bustet e ndryshme. Profeti sal lAllahu alejhi ue sel lem kish urdhëruar që çdo bust ose varr i ngritur mbi sipërfaqen e tokes te rrafshohej dhe shembej. Kjo s’ka të bejë aspak me personat për të cilët janë ngritur bustet, por me vetë objektet. Pasi forma e parë e idhujtarisë që u shfaq në tokë ishte adhurimi i busteve që u ngriten në perkujtim të njerëzve të mirë e të devotshëm që kishin jetuar më parë. Nuk po zgjatem me argumentimin fetar të kesaj që po them sepse nuk është ky vendi apo koha por do të qëndroj edhe pak në një detaj tjetër.

Skender Beu është heroi kombëtar i shqipetarëve apo kalorës i krishtërimit dhe heroi i Venedikut?
Shumicës së shqipetarëve në raste të rralla ju bie fati të mbajnë në xhep për disa orë ndonjë monedhë 5.000 lekëshe me fytyren e heroit të Venedikut, Skënder Beut, i cili edhe pse komandant i lartë në ushtrinë osmane preferoi të bëhej khauarixh e të ngrinte shpatën kundër perandorisë që u kujdes deri sa arriti të bëhej Bej. Nuk i mjaftoi kjo, por u bë edhe heretik duke u kthyer nga musliman në katolik dhe më pas luftoi për interes të Venedikut. Për shkak të tradhëtise së tij e luftuan edhe të afërmit e tij si rasti i Hamza Kastriotit. Ai nuk luftoi vetëm për llogari të Venedikut, por edhe për Mbreterinë e Napolit madje shërbeu edhe si komandant i kryqëzatave të Papa Piu i Dytë e për këtë mund të lexosh direkt në Wikipedia.

Piktura te Skender Beut me kapelen karakteristike te Venedikut i gjen te publikuara ne materiale te ndryshme historike te vendeve evropiane. Jo me kot edhe qeveria shqiptare e ka printuar edhe tek monedha 5.000 lekshe. Duke qene se u pagua dhe sponsorizua nga Venediku prandaj edhe ju dha titulli kalores i krishterimit. Per kete mund te lexoni shkrimet e Marin Barletit, Fan Nolit, Virgjil Kule, Aurel Plasari etj etj.

Shkurt muhabeti ai ka bere lufte sektare dhe kjo nuk perputhet me pretendimin e viteve te fundit se Shqiperia shquhet per tolerancen fetare. Ose do mburren shqiptaret me legjenden e Skender Beut ose me mitin e tolerances dhe harmonise fetare. Te dyja bashke nuk pertypen dot se te ngecin ne fyt. Mua personalisht me vjen rëndë qe te kem per hero nje mercenar qe luftonte per flori ne hesap te kryqezatave te krishtera. Jam musliman dhe kjo bie ndesh me besimin tim.

Edhe pse busti i Skender Beut sot shikon pothuajse ne drejtim te Fushe Krujes edhe pse ai ska pas lidhje me Fush Krujen por me Krujen. Megjithate drejtimi i bustit eshte ne mes te drejtimit te Krujes dhe Venedikut. Madje busti ka kthyer menderen ne drejtimin e kibles se muslimaneve dhe kjo eshte nje fyerje e rende per muslimanet.

Çuditerisht nese do te shikosh harten satelitore do te gjesh se Shqiperia ndodhet ne vijen airore qe lidh Venedikun me Meken. Rastesi e çuditshme por qe ka vendin e saj ne kete histori.

Gjithe keta pseudo-intelektuale qe sot kane marr zjarr dhe jane te gatshem te behen heronj, muslimanet duhet tju thone: Ndal Bek se ka hendek.

Nuk na interesojne shume axhendat tuaja venedikase prandaj mos na u hiqni shume nacionalist dhe patriot te medhenj. Per nje cope gurri te gdhendur apo bronxi te derdhur mos na u hiqni sikur jeni te gatshem te beheni si Riçard Zemerluani. Beun tuaj nese e doni aq shume mund ta vendosni edhe mbi çatine e Bashkise apo Kullën e Sahatit ne menyre qe te dali edhe mbi nivelin e xhamise Hetem Beu. Nuk na behet shume vone. Por mos harroni se ne muslimanet e sotem ketu kemi lindur, kemi gjak shqiptari edhe ne, nuk jemi as turq e as arab, nuk punojme as per turkun e as arabin, jemi muslimane dhe adhurojme Allahun, vetem Atij i perulemi dhe vetem Atij i frikesohemi, Ai na e dha jeten dhe vetem Ai na e merr.

Lexova neper media se ka pasur kercenime edhe ne adrese te myftiut te Tiranes. Une personalish i vë pak faj edhe atij. Nese do kish vazhduar faljen ne bulevard nuk do ta kishin kercenuar. Meqenese morri persiper nje iniciative te tille te pastudiuar, tani duhet ti duroje edhe pasojat.

Nese ju jeni te gatshem te beheni heronj per te mbrojtur nje statuje bronxi kjo sdo te thote se mund te na e hypni ne qafe. Apo do ti shkelni edhe ligjet qe vete keni miratuar? Edhe kjo nuk me duket çudi pasi diçka te ngjashme e ka deklaruar ish ministri i jashtem Dhimiter Bushati para nja dy vitesh e kusur. Madje çudi si nuk i paska dal edhe ai ne mbrojtje Skender Beut.

A sinqerisht po e beni gjithe kete zhurme per te mbrojtur nje statuje qe askush nuk e cënoi apo mos valle po pregatisni ndonje skenar per te arrestuar disa besimtare te tjere dhe ti akuzoni per organizim aktesh terroriste? Tani jemi mesuar edhe ne, cdo vit arrestohen hoxhallare e besimtare qe akuzohen dhe denohen pa fakte.

Nje pjese prej jush i eshte trashur shume zverku apo barku me rrogat e majme qe merrni nga taksat tona prandaj ikni shikoni punet tuaja e mos provokoni ndjenjat tona. Po ju kujtoj nenin 265 te Kodit Penal te cilin ju pretendoni se eshte i shenjte dhe i bindeni dhe e respektoni, flet per nxitjen e urrejtjes dhe grindjeve fetare etnike dhe racore. E dijmë mirë se ai nen e shtrin efektin dhe zbatohet vetem mbi besimtaret muslimane por gjithsesi po jua kujtoj.

loading...