Trondit Angelina Jolie, kërkon të bashkohet përsëri me Brad Pitt

Edhe pse ka kaluar pothuajse një vit që nga ndarja e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ende mund të ketë një shpresë për ribashkim të martesës së tyre. Mesa duket është vetë Jolie, e cila dëshiron ende të bashkohet me Pitt.

Por ka një problem në këtë mes. Aktori i njohur nuk është më i interesuar.

Angelina e do Brad-in. Ajo shpreson ende se familja e saj do bashkohet një ditë”,- ka treguar një burim i afërt me aktoren për Life & Style. Burimi ka shtuar se Angelina po mundohet që t’i tregojë Brad-it në çdo mënyrë se nuk jeton dot pa të.

Asaj i mungon ta ketë Brad-in rreth e rrotull, dhe vazhdon kujton ende mbrëmjet romantike që kalonin së bashku. Ajo pas ndarjes nuk del asnjëherë në darkë nga shtëpia”,- ka treguar burimi.

Brad nga ana tjetër nuk e ka harruar ende vuajtjen që i ka shkaktuar ylli Hollywood-ian, Jolie. Ai për momentin është i fokusuar tek shëndeti i tij, fëmijët dhe karriera.