Trishtuese: Nëna shqiptare vret 3 vajzat e saja

Ka pranuar krimin e shumëfishtë 37-vjeçarja shqiptare, Edlira Dobrushi që në orët e para të mëngjesit u gjet në shkallët e apartamentit në qytetin e Leccos, në veri të vendit me duart me gjak e plagë në grykë e në bark.

Në banesën e saj, mbi krevatin bashkëshortor, policia zbuloi trupat pajetë të vajzave të saj Sidni 3 vjeç, Kejsi 10 dhe Simona 13 vjeç, të vrara me goditje të shumta thike. Me sa raportoi rreth orës 13:00 komandanti provincial i karabinierëve, gruaja ka pranuar vrasjen dhe është në gjëndje arresti në spitalin “Manzoni” të qytetit të Leccos.

Trupat e pajetë të tre vogëlusheve, përkatësisht 13, 10 dhe 4 vjeç janë gjetur në shtratin bashkëshortor. Policia italiane konfirmon se vrasjet janë kryer në tre pika të ndryshme të apartamentit me një thikë kuzhine dhe më pas trupat e pajetë të tre vajzave janë vendosur mbi krevatin bashkëshortor.

cd73e524976900d5ad92698988a35b00-U200433593701RbH--673x320@IlSecoloXIXWEBItali – Më pas 37-vjeçarja shqiptare është përpjekur t’i japë fund jetës duke goditur veten dy herë, një herë në grykë dhe një herë tjetër në bark, por pa mundur dot. Ashtu e gjakosur, raportojnë mediat italiane, ajo ka trokitur në derën e një fqinji duke i thënë: “Vajzat e mia nuk janë më!”

Fqinjët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ndihmën e shpejtë që ka mbërritur në vendin e ngjarjes para se nëna vrasëse të ndërrojë jetë. Ajo u shoqërua për në spitalin e qytetit ku duket se ka pohuar para personelit shëndetësor se arsyeja e krimit ishte ‘largësia nga i shoqi dhe vështirësitë e mëdha ekonomike’. Sipas saj kështu ‘i ka shmangur vajzave një të ardhme të dëshpëruar’.

Ndërkohë babai i viktimave, i ndarë prej pak kohësh nga gruaja ndodhet në Shqipëri dhe konfirmohet se nuk ka lidhje me episodin.

Ministri i Punëve të Brendshme Angelino Alfano reagoi menjëherë dhe përpara se të zbulohet dinamika e ngjarjes deklaroi në një intervistë se “nuk do t’i lëmë shteg vrasësit. Italia nuk mund vetëm të qajë viktimat, por duhet të ndjekë e të gjejë vrasësin”.

Ai bëri të ditur se shpejt do të organizojë një mbledhje me autoritetet më të larta të policisë. Më pas në një koment të një rrjet social Ministri shton se ndjen një trishtim të pamatë për ngjarjen.

Më poshtë, mund të komentoni në lidhje me artikullin.