Tri finale të humbura të Messit, dy ndaj Realit

loading...

loading...
Që prej kalimit në ekipin e parë të blaugranave në 2004-ën, Messi ka qënë deciziv në 16 finale me 18 gola të realizuar dhe 4 asist, ndërsa ka qënë ai që ka vendosur suksesin e Barçës në marrjen e 13 titujve mes të cilëve dy në Champions, dy Kupa, dy Superkupa Europiane, dy Botërorë për Klube dhe 5 Superkupa të Spanjës.

Shijen e hidhur të humbjes, super ylli i katalanasve e ka provuar vetëm në tre raste, përballë Sevillas në Superkupën e Europës në 2006-ën, ndaj Realit në Kupën e Mbretit 3 vjet më parë dhe sërish ndaj madrilenëve në Superkupën e Spanjës në vitin 2012. Nëse ka një rival që Messi mund t’i trembet është pikërisht bisha e bardhë. Në finalet e humbura përballë Los Blancos, njëra ka qënë me përmbysje. Veç të tjerash, porta e madrilenëve gjithmonë ka rezultuar një pengesë e madhe për argjentinasin e Barçës, i cili në 3 finale me 5 takime gjithsej ka mundur të shënojë vetëm 5 gola./rtk/LajmeOnline/

loading...