Tri ditë i humbur në pyllin me plotë ujq dhe arinj, 3-vjeçari mbijeton falë asaj që kishte në xhep (Foto)

s111-780x439-680x350-530x300-1

Një fëmijë është gjetur i gjallë pasi ka arritur të mbijetonte për tri ditë në pyjet e Siberisë të mbushur me ujq dhe arinj.

Tserin Dopchut, tre vjeç, kishte vetëm një çokollatë të fshehur në xhepin e tij, kur ai u largua nga gjyshja e tij dhe pasoi një qenush në shkretëtirën Taiga në rajonin Tuva të Rusisë, përcjell Telegrafi.

Sipas medieve të huaja, një kërkim i nivelit të lartë për fëmijën kishte filluar derisa temperaturat po binin drejt ngrirjes gjatë natës.

Tserin – i veshur vetëm me rrobat e tij të ditës – mbijetoi duke improvizuar një krevat në mes të rrënjëve të një peme.

Besohet se qenushi ka gjetur shtëpinë e tij duke e lënë djalin vetëm në shkretëtirën siberiane.

Qindra shpëtimtarë, për tri ditë kërkuan fëmijën i cili përfundimisht u gjet nga xhaxhai i tij, i cili sipas mjekëve nuk ka ndonjë problem me shëndetin.s4-2

s2-2