Trevjeçari në mes të acarit, duke kërkuar të ëmën (Video)

loading...

loading...

Në internet është shpërndarë videoja e një 3-vjeçari të veshur me pizhame, i cili dukej afër një pike karburanti në kërkim të nënës së tij. Videoja është filmuar në një karburant të Detroit, SHBA rreth orës 4:30 të mëngjesit. Ai vazhdonte të përsëriste emrin e së ëmës derisa erdhi një oficer policie dhe e kapi përdore duke e shoqëruar në makinën e policisë. Gjatë xhiros që ata po bënin panë mamanë e vogëlushit e cila ishte duke bërtitur e tmerruar në kërkim të vogëlushit të saj të humbur, Mesa duket ai ishte zgjuar nga gjumi duke kërkuar të ëmën, e cila kishte qenë në gjumë brenda në shtëpi. Sipas policisë gjithçka kishte qenë vetëm një incident.

loading...