Treni në Ferizaj goditi rëndë një qytetar

loading...

f1_13treni1350139629

loading...
Ferizaj, 20 mars- Mbrëmë rreth orës 20:00minuta, në afërsi të nënkalimit te  shkolla  e mesme teknike, në Ferizaj,  treni ka goditur rëndë një qytetar. Viktima M.N.( 21)  deri sa po kalonte binarët e hekurudhës , është goditur nga treni udhëtarëve i cili qarkullonte nga Hani i Elezit në drejtim të Fushë Kosovës, duke marrë kështu lëndime të rënda trupore.

Aksidenti ka ndodhur  pikërisht tek nënkalimi,i cili nuk po shfrytëzohet nga qytetarët dhe nuk po mirëmbahet nga komuna. Qytetarët kanë vazhduar me shprehinë e moçme që të kapërcejnë mbi hekurudhë duke iu nënshtruar rrezikut të përhershëm. Kjo është një nga zonat shumë frekuentuese për shkak  të tri shkollave që gjenden pranë, të mesmes teknike , fillores si dhe shkollës së muzikës.

“Po, pikërisht për këtë arsye e kemi ndërtuar këtë nënkalim, por qytetarët nuk po e shfrytëzojnë atë”, pohoi Ibrahim Hyseni, drejtor I shërbimeve publike, I cili kundërshtoi zërat se nënkalimi është I pakalueshëm për shkak të mosmirëmbajtjes dhe papastërtive. “Jo, unë sot isha aty dhe nënkalimi mund të kalohet”, tha ai. Por në të vërtetë ky nënkalim asnjëherë nuk  është rregulluar sikur nënkalimi tek Xhamia e Madhe dhe kështu dita ditës ka mbetur I braktisur.  I lënduari sipas informacioneve të policisë  është dërguar fillimisht në Emergjencën e qytetit dhe pastaj është transferuar në QKUK në Prishtinë.”Sipas mjekëve , gjendja e viktimës është e rëndë , por jashtë rrezikut për jetë”, ka pohuar togeri Agim Gashi, zëdhënës rajonal I PK-së. Në vendin e ngjarjes pos njësive policore , ka dalë edhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj. Rastin po e heton Njësia e Hetimeve të Trafikut Rajonal në Ferizaj.

loading...